Immobile konfirmon se janë në pritje të Silvas te Lazio

Futboll

Immobile konfirmon se janë në pritje të Silvas te Lazio

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 22:45

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka thënë se mezi pret të luajë me mesfushorin e Manchester Cityt, David Silva, në sezonin e ardhshëm në Serie A.

Futbollisti spanjoll pritet t’u bashkohet Biancocelestëve këtë afat kalimtar pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve me klubin anglez.

Kontrata e 34-vjeçarit me Cityn skadon këtë verë, ndërsa Immobile ka lënë të kuptohet se ai do të jetë pjesë e klubit italian.

“Lojtar i shkëlqyer, me përvojë të shkëlqyer, po e presim krahëhapur. Mezi pres që të vijë, para se të jemi lojtarë të Lazios, ne jemi tifozë të Lazios”, citon Daily Mail fjalët e Immobiles.

Silva do të shkojë te Lazio pas një periudhe të suksesshme në Mançester, ku i fitoi 12 trofe të mëdha me Citizens.

Ndërkohë që Immobile ishte golashënuesi më i mirë në Serie A, ku i shënoi 36 gola dhe e la prapa Cristiano Ronaldon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat