Real Madrid në kërkim të pasuesit të Benzema, ja katër pretendentët

Futboll

Real Madrid në kërkim të pasuesit të Benzema, ja katër pretendentët

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 21:58
Karim Benzema

Real Madrid është i interesuar për yllin e Inter-it, Romelu Lukaku, i cili shihet si pasuesi i Karim Benzema-s.

Belgu iu bashkua Inter-it verën e kaluar, por ka shkëlqyer duke e dëshmuar vetën si sulmues i nivelit të lartë.

Sipas Le10Sport, Lukaku është ndër katër sulmuesit që janë duke u vëzhguar nga “Los Blancos”, por nuk është i pari.

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe dhe qendërsulmuesi i Borussia Dortmund-it, Erling Haaland janë para ish yllit të Manchester United-it.

Pos këtyre të treve, në ‘radarin’ e presidentit Florentino Perez ndodhet edhe ylli i Liverpool-it, Sadio Mane.

Lukaku është afër të thyejë rekordin e legjendës braziliane, Ronaldo, për më së shumti gola të shënuar në edicionin debutues, por i nevojiten dy gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat