Sevilla fiton Europa League, Interi kokulur

Futboll

Sevilla fiton Europa League, Interi kokulur

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2020 Në ora: 21:40
Sevilla

(E plotësuar) –  Sevilla fiton trofeun e Europa League. Skuadra spanjolle triumfon në finalen e madhe me rezultat 3:2 kundër gjigantit italian, Interi, në takimin që u luajt në stadiumin në “RheinEnergieStadion” në Koln.

Sevilla është specialiste për Europa League, plot gjashtë herë e fiton këtë garë. 

45 minutat e parë vërtetë kanë qenë për lakmi. Në minutën e 5-të, Interi avancon me rezultat 0:1 falë golit nga penalltia të Romelu Lukaku!

Image

Nuk vonon shumë dhe Sevilla barazon (1:1) pikërisht në minutën e 12-të. Navas me mjeshtëri harkon ndërsa Luuk de Jong nga një pozitë mjaft e vështirë ia del që të shënon me kokë.

Image

Dramë e madhe, në minutën e 33-të, Luuk de Jong ashtu si dinë ai, godet bukur me kokë dhe shënon për epërsinë 2:1 në favor të Sevillës.

Image

Luuk de Jong e kishte mbrëmjen e tij, duke shënuar dy herë dhe është më i merituari që Sevilla ngadhënjen ndaj skuadrës zikaltër. 

Image

Gëzimi ka qenë jetëshkurtër, pasi që Interi kundërpërgjigjet shpejt dhe përmes Diego Godin, që me mjeshtri godet me kokë, duke barazuar rezultatin 2:2. 

Image

Lukaku u shndërrua në figurë tragjike padashje për Interin.
Në minutën e 74-të, duke tentuar që ta shmang rrezikun, për fat të keq të tij dhe për fat të mirë të Sevillës, topi futet në rrjetë, 3:2. 

Sevilla triumfon ndaj Interit të fortë, kësisoj fitojnë trofeun e çmueshëm të Europa League. Duhet theksuar në minutën e 82-të, Sanchez godet ndërsa futbollisti Kounde mezi e largon topin nga vija fatale dhe shpëton portën e Sevillës.

Image

Sevilla – Inter 3:2
Stadiumi “RheinEnergieStadion” në Koln.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holaanda). 
Shënues: de Jong (14’ e 33'), Lukaku (74’-autogol)  – Lukaku (5’-nga penalltia), Godin  (36'). 
Kartona të verdhë: Banega – Barella, Bastonim Gagliardini.
Sevilla: Bono, Navas, Kounde, Diego Carlos, Reguilon, Jordan (Gudel 85’), Fernando, Banega, Ocampos, de Jong (En Nesyri 85’), Suso (Vazquez 78’).
Interi: Handanoviç, Godin (Candreva 90’), de Vrij, Bastoni, D'Ambrosio (Moses 78’), Barella, Brozoviç, Gagliardini (Eriksen 78’), Young, Lukaku, Martinez (Sanchez 78’).

82’ Futbollisti Kounde largon topin nga vija fatale dhe shpëton portën e Sevillës.

74'  Romelu Lukaku duke tentuar ta shmang rrezikun shënon në portën e tij, 3:2.

73' Vetëm një rast në pjesën e dytë dhe Lukaku i Interit, por nuk realizoi para 8 minutave.

65' Lukaku i vetmuar por më i suksesshëm del portieri i Sevillës dhe shpëton portën.

57’ Te dyja skuadra kërkojnë golin e epërsisë. Si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër nuk po arrijnë deri të rasti në pjesën e dytë të lojës. 

53' Seviila është prej skuadrave më të paparshtatshme.

51' Interi duket më i rrezikshëm. 

48' Një lojë e qetë në minutat e parë të pjesë së dytë, skuadrat taktizojnë.

  46' Pritet lojë edhe më e bukur se në pjesën e parë, Sevilla dhe Inter në kërkim të trofeut. 

Image

Sevilla – Inter 2:2
Stadiumi “RheinEnergieStadion” në Koln.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holaanda). 
Shënues: de Jong (12’ e 33') – Lukaku (5’-nga penalltia), Godin  (36'). 
Kartona të verdhë: Banega – Barella.
Sevilla: Bono, Navas, Kounde, Diego Carlos, Reguilon, Jordan, Fernando, Banega, Ocampos, de Jong, Suso.
Interi: Handanoviç, Godin, de Vrij, Bastoni, D'Ambrosio, Barella, Brozoviç, Gagliardini, Young, Lukaku, Martinez.

Image

Mëkatet që luhet finalja pa shikues!  

Përfundon pjesa e parë.

44' Finale dramatike, vetëm deri me tash janë shënuar 4 gola.

36' Diego Godin  shkëputet me kokë dhe barazon rezultatin 2:2.

33' Luuk de Jong ka mbrëmjen e tij. Ai me kokë shënon golin e dytë të tij, dhe të epërsisë 2:1 në favor të Sevillës.  

29' Lojë me ritëm.

Sevilla – Inter 2:2
Stadiumi “RheinEnergieStadion” në Koln.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holaanda). 
Shënues: de Jong (12’ e 33') – Lukaku (5’-nga penalltia), Godin  (36'). 
Kartona të verdhë: Conte.
Sevilla: Bono, Navas, Kounde, Diego Carlos, Reguilon, Jordan, Fernando, Banega, Ocampos, de Jong, Suso.
Interi: Handanoviç, Godin, de Vrij, Bastoni, D'Ambrosio, Barella, Brozoviç, Gagliardini, Young, Lukaku, Martinez.

22' Lucas Ocampos pati mundësi por gjuajti jashtë portës.

15' Rezultati baras, lojë shumë. e mirë.

12' Luuk de Jong barazon shifrat 1:1. Navas për bukuri harkoi dhe  de Jong me kokë nga një pozitë e vështirë shënon për 1:1

5' Interi në epërsi. Romelu Lukaku i saktë nga penalltia, 0:1.

 2' Filloi ndeshja që pritet me rivalitet të madh.

Në Stadiumin “RheinEnergieStadion” në Koln, luhet finalja e madhe në mes skuadrës spanjolle Sevilla dhe asaj italiane Interi. Dy skuadra që luftojnë se cila do të fitojë trofeun e Europa League.

Sevilla – Inter
Stadiumi “RheinEnergieStadion” në Koln.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holaanda). 

Sevilla: Bono, Navas, Kounde, Diego Carlos, Reguilon, Jordan, Fernando, Banega, Ocampos, de Jong, Suso.
Interi: Handanoviç, Godin, de Vrij, Bastoni, D'Ambrosio, Barella, Brozoviç, Gagliardini, Young, Lukaku, Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat