Plas sherri në miqësore

Futboll

Plas sherri në miqësore

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 19:00
Plas sherri në miqësore

Të shtunën pasdite në stadiumin e Cërrikut, ishte programuar të luhej miqësorja Turbina-Dinamo. Ky test u ndërpre në minutën e 10-të takimit kur rezultati ishte 0 me 0, për shkak të një përplasje mes stafeve të të dy skuadrave.

Edhe pse ishte një miqësore, ky takim ishte vlerësuar maksimalisht si takim kampionati sidomos nga miqtë. Loja ka nisur plotë tension dhe ndërhyrje shumë të rënda, gjë që gjyqtari nga Elbasani është detyruar të nxjerrë kartona për t’i frenuar.

Kulmi i sherrit dhe i përplasjes ka qenë kur trajneri i portierëve të Dinamos është turrur, duke u përplasur me mesfushorin e Turbinës, gjë që më pas ka plasur sherri dhe më pas takimi është ndërprerë.

Një përplasje kjo e pakuptimtë, pasi bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat