Formacioni i Barcelonës për sezonin e ri

Futboll

Formacioni i Barcelonës për sezonin e ri

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:52
Formacioni i Barcelonës për sezonin e ri

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, bëri të pamendueshmen gjatë miqësore së fundit kundër Girona, duke ndryshuar formacionin fillestar.

Për vite të tëra, Barça ka përqafuar modulin e sprovuar 4-3-3. Por Koeman vendosi ta ndryshonte atë të mërkurën në mbrëmje, duke e vendosur skuadrën e tij sipas skemës agresive 4-2-3-1.

Rreshtimi i ri i skuadrës katalane pritet të aplikohet edhe në fillimin e sezonit të ri në La Ligë. Mediat spanjolle kanë publikuar atë që pritet të jetë formacioni i ri i Koemanit te Barcelona.

Në formacionin bazë gjendet i rikthyeri në klub nga periudha e huazimit në Bayern Munich, Philippe Coutinho së bashku me Lionel Messin dhe Antoine Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat