Nëse bën mrekullinë...

Futboll

Nëse bën mrekullinë...

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:30
Nëse bën mrekullinë...

 

Shkëndija Tetovës nëse bën të pamundurën të mundur duke eliminuar Tottenham Hotspur në turin e tretë të Europa League ndeshje që do të transmetohet live në Supersport të enjten e ardhshme, në fazën play-off do të ketë përballë fituesen e çiftit të raundit të tretë mes rusëve të Rostov dhe izraelitëve të Maccabi Haifa.

Short i vështirë edhe për Milanin që nëse eliminon norvegjezët e Bodo Glimt do të përballen me fituesen e çiftit Besiktas-Rio Ave në play-off. Hapoel Beer Sheva që nxorri jashtë këtij kompeticioni me dy gola në shtesë Laçin nëse ja del edhe ndaj skocezëve të Motherëell në turin e tretë do të përballet me fituesen e çiftit Viktoria Plzen-Sonderjyske.

Wolfsburgu që eliminoi Kukësin nëse kalon ukrainasit e Desna do të përballet me fituesen e çiftit St Gallen-AEK Athinë, ndërkohë që Granada nëse heq qafe edhe Lokomotivën e Tbilisit do të sfidojë fituesen e çiftit Malmo-Lokomotivë Zagreb në play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat