Manchester City e fillon me fitore në Premier League

Futboll

Manchester City e fillon me fitore në Premier League

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2020 Në ora: 23:05
Manchester City e fillon me fitore në Premier League

Skuadra e Manchester Cityt e fillon me fitore në Premier League. 

City si mysafirë triumfoi me rezultat 3:1 kundër Wolves-it, në takimin e javës së dytë. 

City zhvilloi ndeshjen e parë për edicionin e ri, kurse për Wolvesin ka qenë e dyta. 

Image

Në minutën e 20-të, De Bruyne ka qenë i saktë nga penalltia, duke kaluar në epërsi Cityn. 

Në minutën e 32-të, futbollisti Sterling asistoi me mjeshtri deri te Foden i cili pothuajse mu nga pika e penalltisë, godet me qetësi dhe mposhti portierin Patricio, 0:2. 

Në minutën e 78-të, Podence harkon, ndërsa Jimenez godet me kokë  duke shënuar në këndin e majtë, 1:2.

Në minutën e 90+5 Gabriel Jesus vulos fitoren e Cityt me rezultat 1:3.

Wolves renditet në vend të tetë me 3 pikë apo me një fitore e një humbje, ndërsa City është një pozitë më poshtë me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat