Liverpooli nuk planifikon blerje të tjera, por gjashtë futbollistë pritet të largohen

Futboll

Liverpooli nuk planifikon blerje të tjera, por gjashtë futbollistë pritet të largohen

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:35
Foto Ilustrim

Me sigurimin e shërbimeve të Thiago Alcantara dhe Diogo Jota, Liverpooli e ka përfunduar biznesin e blerjeve në këtë afat kalimtar.

France Football ka raportuar të martën se Redsat i kishin vazhduar përpjekjet për përforcimin e skuadrës duke dashur ta blinin sulmuesin e Watfordit, Ismaila Sarr dhe huazimin e anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Megjithatë, pasi Jurgen Klopp i siguroi shërbimet e Thiago dhe Jota, Liverpool Echo raporton se është mbyllur gjithçka sa u përket ardhjeve te klubi.

Megjithatë, një numër i caktuar i futbollistëve të ekipit të parë pritet të largohen deri në fund të këtij afati kalimtar më 5 tetor.

Sulmuesi Rhian Brewster mund të huazohet, po ashtu edhe mesfushori Marko Grujic, i cili ka qenë për dy vite i huazuar te Hertha Berlini. Mesfushori tjetër, Harry Wilson, pritet të shitet.

Image
Image

Anësori shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, Xherdan Shaqiri, është një tjetër emër në listën e largimeve të Liverpoolit. Redsat i kanë vënë një çmim në vlerë prej 27 milionë eurosh futbollistit 28 vjeçar.

Loris Karius që është kthyer nga huazimi dyvjeçar te Besiktasi, konsiderohet tepricë, po ashtu edhe Ben Woodburn që kërkohet nga Sparta Rotterdam. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat