Tri skuadra nga Serie A kërkojnë Nachon

Futboll

Tri skuadra nga Serie A kërkojnë Nachon

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 00:05
Nacho Fernandez

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.

Calciomercato bën të ditur se Milan, Roma dhe Napoli po bëjnë presion për të nënshkruar me Nachon.

Mbrojtësi është i vendosur të largohet nga Real Madrid, teksa ka shprehur dëshirën për të luajtur në futbollin italian.

Napoli është ndër klubet më të interesuara, por kjo lëvizje mund të varet nga e ardhmja e Kalidou Koulibaly.

30 vjeçari Nacho, gjithë karrierën e ka kaluar te Real Madrid, teksa ka edhe 22 paraqitje për Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat