Juventus dhe Andrea Pirlo kanë filluar të pastrojnë ekipin, duke dashur largimin e lojtarëve të panevojshëm.
Klubi në radhë të parë dëshiron të heqë qafe brazilianin Douglas Costa, dhe gjermanin Sami Khedira, sepse kjo dyshe nuk ka vend në idetë e Andrea Pirlos.
Derisa Khedira do të largohet me ndërprerje të kontratës, më e vështirë qëndron situata e Douglas Costa.
Lojtari ka qenë i lidhur me një kalim te Wolves, por e ka refuzuar këtë kalim.
Tani Juventusit i duhet t’i gjejë një skuadër anësorit, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Bayern Munich.
Në listën e transferimeve është edhe Mattia De Sciglio.
Nga Juventus tashmë janë larguar disa lojtarë, si Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi.