Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i impresionuar me performancën e Xherdan Shaqirit në fitoren e së enjtes me rezultat 7:2 kundër Lincoln City në Kupën e Ligës angleze, duke thënë se situata e tij në klubin e Premier League "duket premtuese".
Shaqiri ka realizuar supergol nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra pikërisht në minutën e 9-të, duke e habitur edhe vet trajnerin.
"... Nuk ka dyshim për cilësitë e Shaqës!
Kurrë nuk kishte asnjë dyshim dhe në këtë moment gjithçka duket vërtet, me të vërtetë mirë, duket premtuese dhe ne do ta shohim", tha mes të tjera Klopp, transmeton sportstar.