Liria dhe Vëllaznimi zhgënjejnë, Trepça, Ferizaj, Flamurtari barazojnë, Vushtrria fiton 

Futboll

Liria dhe Vëllaznimi zhgënjejnë, Trepça, Ferizaj, Flamurtari barazojnë, Vushtrria fiton 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:13
Liria dhe Vëllaznimi zhgënjejnë, Trepça, Ferizaj, Flamurtari barazojnë, Vushtrria fiton 

Pas Superligës së Kosovës, fillojnë garat edhe në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Në hapje dështojnë skuadrat me renome.

Vëllaznimi nga Gjakova si vendas mundet me 1:0 nga Dukagjini i Klinës, ndërsa Istogu trondit Lirinë e Prizrenin, duke e mposhtur me 2:0. Trepça nga Mitrovica si mysafirë barazoi 0:0 me Drenasin dhe Vushtrria si vendas e mund (1:0) debutuesin A&N nga Prizreni, në kuadër të grupit A.

Në grupin B, Ferizaj ndahet baras 0:0 me KEK-un, ndërsa Flamurtari i Prishtinës (1:1) kthehet me një pikë në duel me Vllazninë e Pozhoranit.

Java e parë, grupi A
Drenasi-Trepça    0:0
Istogu-Liria    2:0
Vushtrria-A&N    1:0
Vëllaznimi-Dukagjini    0:1
Malisheva-Onix 1:2

Grupi B
Ramiz Sadiku-Kika    0:1
Ulpiana-Vitia    2:0
Ferizaj-KEK-u    0:0
Dardana-2 Korriku    1:0
Vllaznia-Flamurtari 1:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat