Zeqiri sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Brightoni

Futboll

Zeqiri sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Brightoni

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:58
Andi Zeqiri

Sulmuesi i ri nga Kosova Andi Zeqiri sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te klubi anglez Brighton & Hove Albion.

Por, për shkak të pandemisë, 21-vjeçari testet mjekësore do t’i bëjë në Torino të Italisë, pasi Britania e Madhe e ka Zvicrën në listën e vendeve me rrezikshmëri, shkruan “Le Matin”.

Zyrtarizimi i Zeqirit te klubi i Premier Leagues së Anglisë pritet të bëhet nesër apo të mërkurën.

Zeqiri është pjesë e Lausannes në Superligën e Zvicrës, ndërsa ai po kërkohet edhe nga Kosova. Madje nga FFK-ja është thënë se Zeqiri ka pranuar të luajë për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat