​Chiesa – Juventus, agjenti në bisedime me “Zonjën e Vjetër”

Futboll

​Chiesa – Juventus, agjenti në bisedime me “Zonjën e Vjetër”

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:30
Federico Chiesa

Juventusi raportohet se është në bisedime me agjentin Fali Ramadani, duke shpresuar që të arrijë një marrëveshje për yllin e Fiorentinës Federico Chiesa.

“Corriere dello Sport” zbulon se “Bianconerët” mund t’i ofrojnë reprezentuesit italian një kontratë 5-vjeçare, por nuk po pajtohen me çmimin e kërkuar nga drejtuesit e Fiorentinës për kartonin e lojtarit.

“Zonja e Vjetër” shpreson që ta bindë “Violan” ta lejojë largimin e lojtarit në formë huazimi me obligimin e blerjes në verën e vitit të ardhshëm.

Ideja është që operacioni të kushtojë rreth 50 milionë euro për sulmuesin e krahut. Por, është Fiorentina ajo e cila po kërkon së paku 70 milionë euro për shërbimet e lojtarit kryesor të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat