Nainggolan buzë largimit nga Interi

Futboll

Nainggolan buzë largimit nga Interi

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:23
Radja Nainggolan

Cagliari është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Interin për kthimin e Radja Nainggolanit në Sardenja.

Sky Sport Italia raporton se ish-përfaqësuesi i Belgjikës, i cili e kaloi sezonin i huazuar në Cagliari nga Interi, pritet të ribashkohet me Eusebio Di Francescon.

Transmetuesi italian zbulon se dy klubet janë takuar për të diskutuar për Nainggolanin, i cili nuk do të luajë sonte për Interin kundër Beneventos në Serie A, i cili mund të kthehet në Cagliari për 12 milionë euro plus dy lojtarë të rinj të akademisë së Cagliarit.

Nainggolan i luajti 42 ndeshje nën udhëheqjen e Di Francescos në Romë, duke i shënuar gjashtë gola dhe duke i bërë 11 asiste para se t’i bashkohej Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat