Istogu kryeson në grupin A dhe Ulpiana në grupin B të Ligës së Parë të Kosovës

Futboll

Istogu kryeson në grupin A dhe Ulpiana në grupin B të Ligës së Parë të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:05
Ndeshja mes Istogut dhe Vushtrrisë

Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, në Grupin A dhe B. Istogu kryeson në grupin A dhe Ulpiana e Lipjanit në grupin B, secila ka nga 4 pikë.  

Skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova pësoi humbje të rëndë me 3:0 në Prizren nga debutuesi A@N.  Në dy ndeshjet e para gjakovarët pësuan dy humbje rresht dhe madje nuk kanë shënuar asnjë gol!   Derbi mes Istogut dhe Vushtrrisë përfundoi baras, 0:0.  

Në grupin B, Flamurtari nga Prishtina e mposhti me 2:0 Vitinë, Ferizaj gjunjëzohet në Prishtinë me 1:0 nga 2 Korriku, ndërsa Ulpiana nga Lipjani fiton derbin në Kastriot me 1:0 ndaj KEK-ut.

Liga e parë, grupi A
Liria - Onix    2:2
Istogu – Vushtrria    0:0
Dukagjini - Drenasi     2:2
A@N - Vëllaznimi       3:0
Trepça - Malisheva luhet nesër

Tabela
1. Istogu    2    1    1    0    2:0    4
2. Onix    2    1    1    0    4:3    4
3. Dukagjini     2    1    1    0    3:2    4
4. Vushtrria    2    1    1    0    1:0        4
5. A & N    2    1    0    1    3:1    3
6. Drenasi    2    0    2    0    2:2    2
7. Trepça    1    0    1    0:0    1
8. Liria    2    0    1    1    2:4    1
9. Malisheva    1    0    0    1    1:2    0
10. Vëllaznimi    2    0    0    2    0:4    0

Grupi B
KEK-u-Ulpiana             0:1
2 Korriku- Ferizaj       1:0
Flamurtari - Vitia           2:0
Vllaznia - R. Sadiku        0:2
Kika - Dardana  luhet nesër

Tabela
1. Ulpiana    2    2    0    0    3:0    6
2. Flamurtari    2    1    1    0    3:1    4
3. Ramiz Sadiku    2    1    0    1    2:1    3
4. Dardana    1    1    0    0    1:0    3
5. Kika    1    1    0    0    1    1:0    3
6. 2 Korriku    2    1    0    1    1:1    3
7. Ferizaj    2    0    1    1    0:1    1
8. KEK-u    2    0    1    1    0:1    1
9. Vllaznia    2    0    1    1    1:3    1
10. Vitia    2    0    0    2    0:4    0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat