Muriqi iu nënshtrohet përsëri vizitave mjekësore në Lazio

Futboll

Muriqi iu nënshtrohet përsëri vizitave mjekësore në Lazio

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 19:04
Muriqi iu nënshtrohet përsëri vizitave mjekësore në Lazio

Vedat Muriqi ka zbarkuar sot në Itali pasi e kreu vetizolimin në Turqi, ku kishte dalë pozitiv me COVID-19.

Dhe, me të mbërri në Romë, sulmuesi i Kosovës iu është nënshtruar përsëri vizitave mjekësore, të cilat i kishte kryer edhe para disa ditësh, kur kishte nënshkruar kontratë me Lazion.

Pas kontrolleve dy orës, 26 vjeçari i ka kryer të gjitha pengesat dhe tash është i gatshëm për ta filluar jetën e re “Biancoceleste”.

Tash, sulmuesi prizrenas do t’i bashkohet ekipit në stërvitje në tentim të rikthimit të formës pasi pushoi afro 6 javë shkaku i një lëndimi dhe më pas si pasojë e prekjes nga koronavirusi.

Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës shpreson që ta ketë në dispozicion gjigantin e sulmit për ndeshjen e 8 tetorit ndaj Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat