Zidane: Hazard është i mërzitur

Futboll

Zidane: Hazard është i mërzitur

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:03
Zidane: Hazard është i mërzitur

Zinedine Zidane është i kënaqur me fitoren, por thotë se i shpëtoi portieri Kurtua. Trajneri i Realit nuk ka dashur të tregojë asgjë për të ardhmen e Joviqit.

“Po qëndroj me aspektet pozitive. Nuk ishte një mbrëmje e thjeshtë. E rëndësishme është që morëm 3 pikët, sepse do të përmirësohemi. Gjithmonë gabojmë me disa pasime në zonën tonë. Në pjesën e parë nuk ishim shumë mirë. Nuk kemi bërë fazë përgatitore këtë herë për të provuar skemat. E dimë se çfarë mund të na sjellë çdo lojtar dhe çdo skemë”.

Hazard është dëmtim muskulor këtë herë dhe nuk ka të bëjë me problemet e së shkuarës. Nuk mund ta them kohën që do të mungojë. Janë gjëra që ndodhin. Ai është i mërzitur, sepse po priste me padurim rikthimin”, tha Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat