Lojtari i kombëtares: Do të shkoja në luftë për Messin…

Futboll

Lojtari i kombëtares: Do të shkoja në luftë për Messin…

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:37
Lojtari i kombëtares: Do të shkoja në luftë për Messin…

Rodrigo De Paul e ka pranuar se do të shkonte në luftë për kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi. Ai zbuloi një anë tjetër të yllit të Barcelonës. 

Messi u emërua për herë të parë kapiten i kombëtares së tij më 2011, gjithashtu i është dorëzuar prej kohësh shiriti në “Camp Nou”. De Paul, i cili fitoi ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare më 2018 dhe luan në nivel klubi për Udinese, a luajtur rregullisht me Argjentinën gjatë vitit të kaluar. Ai e shijuar maksimalisht të luajturit së bashku me Messin.

Ndërsa gjashtë herë fituesi i “ Topit të Artë” mund të mbivlerësojë shokët e tij të skuadrës, De Paul theksoi se ai është një lider ideal: “Ju e shikoni nga larg, padyshim; por kur filloni t’i ndani gjërat me të, ai është aq transparent, sa në vend që t’i tregoni se adhurimi keni për të, ju ndjeheni më komod ta pyesni për fëmijët e tij të vegjël. Kur bëhet kapiteni juaj, do të shkonit edhe në luftë për të, nëse Messi do t’jua kërkonte.

Gjëja kryesore është që të gjithë e dinë se çfarë pritet prej tij tek Argjentina. I vetmi i paprekshëm aty është Leo. Ne të tjerët kontribuojmë, duke bërë gjithçka që na kërkohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat