Mbappe është një kampion i vërtetë

Futboll

Mbappe është një kampion i vërtetë

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 11:17
Mbappe është një kampion i vërtetë

Kylian Mbappe ka treguar mbrëmjen e sotme se është një kampion i vërtetë dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin e futbollit, por edhe në atë njerëzor.

Një sjellje për t’u mbarë shembull ajo e yllit francez, që me dedikimin e golit të tij të parë kundër Nimes tregon shumë për veten.

“Kurajo Lukas, unë jam me ty”, shkruhej në bluzën e veshur nga sulmesi i PSG-së, që i kushton kështu golin e tij një djaloshi të vogël që është duke luftuar me sëmundjen.

“Është për shokun tim, Lukas. Ne jemi të privilegjuarit dhe jo të gjithë janë me fat”, ka thënë Mbape pas përfundimit të pjesës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat