Lewandowski dhe Muller - shënues të dyfishtë, Bayerni dërrmon Armininë 

Futboll

Lewandowski dhe Muller - shënues të dyfishtë, Bayerni dërrmon Armininë 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 20:18
Lewandowski dhe Muller - shënues të dyfishtë, Bayerni dërrmon Armininë 

Bayerni nga Munihu importon tre pikë nga stadiumi ”Schüco Arena” në Bielefeld. Bayerni tregon lojë të madhe dhe e dërrmon me rezultat 4:1 Armininë. 

Për Bayernin shënuan: Muller (8' e 51') dhe Lewandowski (26' e 45+1'), ndërsa për Armininë realizoi Doan (58'). Tolisso i Bayernit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76-të.

Pas javës së katërt në Bundesliga I, Bayerni është në vend të dytë me 9 pikë, një me pak se Leipzig, ndërsa Armininë zë pozitën e 13-të me 4 pikë. 

Lewandowski prinë në listën e shënuesve me 7 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat