Manchester United kthehet te fitoret, mposht Newcastlen me rikthim

Futboll

Manchester United kthehet te fitoret, mposht Newcastlen me rikthim

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:00
Foto Ilustrim

Manchester United kanë fituar si mysafirë i Newcastles me rezultat 3-1, në një ndeshje ku kishte rikthim në rezultat.

Ndeshja nis shumë mirë për vendasit që shënuan që në rastin e parë.

Ishte Luke Shaw që në tentim që të largojë topin e gjuan në drejtim të portës së tij për 1-0.

Por në minutën e 23-të United gjeti barazimin.

Pas një goditje nga këndi, shënoi me kokë Harry Maguire për 1-1.

Në pjesën e parë edhe pse kishte shumë raste, gola më nuk pati, ndërsa me të njëjtin ritëm nisi edhe pjesa e dytë.

Në minutën e 56-të, Unite fitoi penallti, por nga pika e bardhë gjuajtën e Bruno Fernandes e priti Karl Darlow.

Por i njëjti futbollist shënoi golin e epërsisë në minutën e 89-të, pas një asistimi Marcus Rashford (2-1).

United gjeti dy herë golin në kohën shtesë, ku Aaron Wan-Bissaka dhe Rashfor më golat e tyre sollën fitoren e dytë në këtë sezon.

Manchester United pas katër ndeshjesh të zhvilluara kanë 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat