Faruk Statovci: Ky stadium nuk i përngjan një stadiumi

Futboll

Faruk Statovci: Ky stadium nuk i përngjan një stadiumi

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:43
Faruk Statovci: Ky stadium nuk i përngjan një stadiumi

Trajneri i futbollit, Faruk Statovci është i ftuar në emisionin Sporti Total.

Sipas tij, mungesa e tifozëve ndikoi edhe në fushën e lojës.

“Ajo çka jemi mësuar të shohim disa ditë para derbit me tifozërit që bëjnë organizimet e tyre të mahnitshme mendoj se munguan në ndeshje”- tha fillimisht trajneri.

Tutje ai tregoi se për çfarë synime futen në lojë skuadrat, teksa kritikoi edhe stadiumin.

“Ky stadium nuk i përngjan një stadiumi në të cilin duhet të luhet një derbi si aji mes Dritës dhe Gjilanit. Mendoj se Drita e ka dominuar takimin, por këto dy ekipe futen për të mos humbur së pari e pastaj qka të del ekstra është pozitive”- u shpreh Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat