Mbrojtësi i United në Librin e Guinnessit për një rekord të pazakontë

Futboll

Mbrojtësi i United në Librin e Guinnessit për një rekord të pazakontë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:14
Axel Tunazebe dhe Kylian Mbappe

Axel Tuanzebe kishte një paraqitje të shkëlqyeshme në Parc des Princes mbrëmë ndaj PSG-së.

Mbrojtësi jo aq i njohur e ka ndalur plotësisht Mbappen duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes.

22 vjeçari nuk kishte luajtur asnjë minutë me Djajtë e Kuq që nga dhjetori 2019 kur luajti 65 minuta në Carabao Cup kundër Cochester.

Tuanzebe dy vite më parë ishte bërë i njohur për një rekord të pazakontë.

Gjersa ishte me Man Utd në një turne në SHBA, Tuanzebe kishte mbledhur komisionin e Rekordeve të Ginisit duke arritur që të hargjojë një pako më karamele “Hungry Hippos” për vetëm 17.36 sekonda.

Guiness ia kishte konfirmuar rekordin duke i dhënë çmimin në kampin e hotelit të Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat