Skuadra shqiptare, Deçiq nga Tuzi, është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Malit të Zi në futboll.
Deçiq si mysafirë e deklaroi me rezultat 5:1 Petrovacin.
Mysafirët treguan lojë shumë më të mirë dhe me plot meritë janë në çerekfinale.
Skuadra e Deçiqit ka 10 ndeshje pa humbje, nëntë në kampionat dhe sot edhe në Kupë.
Presidenti i klubit, Pal Deshaj, padyshim se është i lumtur me këtë gjeneratë të lojtarëve.