Renditja e Superligës pas javës së VII-të: Ballkani vazhdon arratinë, Prishtina ngjitet në vendin e dytë

Futboll

Renditja e Superligës pas javës së VII-të: Ballkani vazhdon arratinë, Prishtina ngjitet në vendin e dytë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:37
Mirlind Daku

Janë mbyllur të gjitha takimet e javës së 7-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan derbit dhe rezultatet befasuese.

Ballkani e ka mposhtur Dritën në Suharekë me rezultat 2-0, ku vendasit në çdo pjesë shënuan nga një gol me sulmuesin në top formë, Mirlind Dakun.

Pas kësaj fitoreje Ballkani mbetet në pozitën e parë me 19 pikë, ndërsa Drita bie në vendin e katërt me 10 pikë.

Prishtina ka fituar si mysafirë ndaj Feronikelit me rezultat 2-1, duke u ngjitur në pozitën e dytë më 11 pikë, aq sa ka edhe Arbëria që fitoi si mysafirë ndaj Drenicës (1-0).

Gjilani luajti pa gola në shtëpi me Trepçën ’89, ndërsa Llapi barazoi me Besën (2-2).

Gjilanasit janë në vendin e pestë, ndërsa renditjen e mbyllin Drenica, Feronikeli, Besa dhe Llapi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat