Pendohet

Futboll

Pendohet

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 12:38
Pendohet

Sergio Reguilon mund të rikthehet në Real Madrid pas një viti ani pse u transferua këtë verë te Tottenhami - shkaku i klauzolës në kontratën e tij.

Reguilon iu bashkua Tottenhamit në një marrëveshje për 25 milionë funte gjatë afatit kalimtar veor, dhe ka bërë katër paraqitje deri më tani.

"AS" raporton se Real Madridi është duke e shikuar mundësinë e transferimit të një mbrojtësi për ta zëvendësuar Marcelon.

Braziliani nuk preferohet nga trajneri Zinedine Zidane, i cili po luan në krahun e majtë të mbrojtjes me Ferland Mendyn.

Por, drejtuesit e Real Madridit janë tifozë të Reguilonit dhe mund ta transferojnë prapë atë për 40 milionë funte në verën e ardhshme.

Krejt kjo do të ndodhë nëse paraqitjet e Mendyt dhe Marcelos nuk përmirësohen.

Ndryshe, Reguilon ka një klauzolë që ia mundësinë rikthimin në Madrid kurdo që klubi madrilen ta aktivizojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat