Guardiola kërkon rinovimin e talentit spanjoll

Futboll

Guardiola kërkon rinovimin e talentit spanjoll

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 15:20
Guardiola kërkon rinovimin e talentit spanjoll

Mundësia që Eric Garcia të kthehet në “Camp Nou” është reale, pasi qendërmbrojtësit të ri i përfundon kontrata në fund të sezonit. Gjithsesi, Manchester City, që zotëron kartonin e spanjollit është ende me shpresë se 19-vjeçari do ta rinovojë kontratën.

Kjo u deklarua nga Pep Guardiola, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Portos, një duel në të cilin Eric Garcia luajti titullar. Trajneri spanjoll ishte shumë i kënaqur me debutimin e qendërmbrojtësit të ri në garën më lartë kontinentale dhe la të hapur mundësinë që ai të rinovojë me ekipin anglez përkundër interesit të fortë të Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat