Milani dhe Roma me disa mungesa në derbin e Serie A – formacionet zyrtare

Futboll

Milani dhe Roma me disa mungesa në derbin e Serie A – formacionet zyrtare

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:52
Foto Ilustrim

Milani do të jetë nikoqir i Romës për takimin që luhet në kuadër të javës së pestë në Serie A.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që zhvillohet në San Siro nga ora 20:45.

Për këtë sfidë, Stefano Pioli nuk mund të llogarisë në Gianluigi Donnarumman, Gabbian dhe Jens Petter Hauge që janë të infektuar me coronavirus, derisa Matte Musacchio e Ante Rebic janë të lënduar.

Në anën tjetër, Chris Smalling e Nicolo Zaniolo janë të lënduar, derisa Amadou Diaëara e Calafiori janë të infektuar me coronavirus.

Formacioni startues i Milanit: Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo; Kessie, Bennacer; Saelemakers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic.

Formacioni startues i Romës: Mirante, Mancini, Ibanez, Kumbulla, Karsdorp, Veretout, Pellegrini, Spinazzola, Pedro, Mkhitaryan, Dzeko. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat