Kane: Ky ekip do të arrijë diçka të veçantë këtë sezon

Futboll

Kane: Ky ekip do të arrijë diçka të veçantë këtë sezon

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 09:16
Harry Keane

Kapiteni i Tottenhamit, Harry Kane, beson se ekipi i tij është në gjendje të arrijë diçka të veçantë këtë sezon, pas fitores 1:0 kundër Burnley e cila i ngrit në pozitën e pestë në Premierligë.

Goli me kokë i Son Heung-Min në pjesën e dytë si pasojë e një pasimi nga Kane ia fitoi tri pikë skuadrës së Jose Mourinhos, e cila hasi në vështirësi të shumta për ta thyer mbrojtjen e vendosur të Burnley deri në atë moment.

Pasi e humbi ndeshjen hapëse të sezonit kundër Everonit, klubi nga Londra veriore është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Kalimi në fazën grupore në Ligën e Evropës dhe në çerekfinale të Carabao Cup dhe ecuria e gjatë pa humbje i ka rritur pritjet në mesin e përkrahësve të klubit.

“Mendoj se jemi në një fazë kur tani jemi shumë të bashkuar. Shumë prej nesh i kemi katër apo pesë vjet së bashku këtu. Dhe tani prurjet e reja janë shumë të mira dhe të gjithë ne po fitojmë përvojë”, tha Kane.

“Ne e dimë se me ekipin që e kemi dhe me lojtarët që i kemi, mund të arrijmë diçka të veçantë”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat