Batatina: Nuk do të luajmë në ndeshje që referon Genc Nuza, Feronikeli nuk ka fituar me meritë

Futboll

Batatina: Nuk do të luajmë në ndeshje që referon Genc Nuza, Feronikeli nuk ka fituar me meritë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:41
Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk është ndarë aspak i kënaqur me referimin e Genc Nuzës në ndeshjen kundër Feronikelit.

“Legjendat” u mposhtën me rezultat 0:1 nga Nikli.

Pas ndeshjes, Batatina u ankua në referi dhe paralajmëroj se skuadra e tij nuk do të luaj në ndeshjet që referon, Genc Nuza.

“Që nga fillimi i ndeshjes ka pasur tendenca që Llapit të ja hup ndeshjen. Kjo është fitore e Genc Nuzës, dhe jo e Feronikelit. Feronikeli nuk ka fituar me merit. Në momentin që Nuza referon në ndeshjen e Llapit më, ne do të tërheqim nga fusha”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat