Berisha shënon dhe asiston! Shaqiri fiton me Liverpolin, Reali shpëton me fytyrë

Futboll

Berisha shënon dhe asiston! Shaqiri fiton me Liverpolin, Reali shpëton me fytyrë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2020 Në ora: 21:37
Momenti kur shënon Mërgim Berisha ndaj Atletico Madridi

Futbollisti Mërgim Berisha nga Kosova, ka bërë lojë të madhe sonte në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid!

Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim për Salzburgun, por nuk i mjaftoi ekipi të tij për rezultat pozitiv. Salzburg pësoi humbje me 3:2 nga Atletico Madridi, në ndeshjen e xhiros dytë të grupit A të Champions League. Në minutën e 29-të, Marcos Llorente nga rreth 18 metra shënon gol të bukur në këndin e majtë të portës së Salzburgut.

Në minutën e 40-të, Mërgim Berisha asiston deri Dominik Szoboszlai, i cili me mjeshtri godet nga rreth 12-13 metra duke shënuar gol të bukur, 1:1.  Në minutën e 47-të, futbollisti Mërgim Berisha, dridh Madridin! 22-vjeçari nga afërsia plason topin në rrjetë, 1:2. Nuk shkoi as pesë minuta (52’) Joa Felix barazon rezultatin 2:2. Në minutën e 85-të, Joao Felix ka shënuar golin e dytë dhe 3:2 për Atletico Madridin.

Image

Shaqiri me numër 23

Xherdan Shaqiri me Liverpoolin shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër skuadrës daneze Midtjylland.

Në minutën e 55-të, Diogo Jota nga afërsia shënon pa problem pas asistimit të Alexander-Arnold. Në minutën e 90+3, Mohamed Sallah nga penalltia thellon fitoren me rezultat 2:0. Xherdan Shaqiri ka bërë lojë shumë të mirë.  
Manchester City importon tre pikë të mëdha nga Marseille. City triumfon me rezultat 3:0 ndaj Marseilles.

Në minutën e 18-të, Ferran Torres realizon për Manchester Cityn. Mbrojtja e Marseille-s gabon, ndërsa Torres nga afërsia me qetësi shënon për 0:1.  Në minutën e 76-të, Ilkay Gundogan i jep qetësi Manchester Cityt, avancon me 0:2. Në minutën e 81-të, Raheem Sterling thellon fitoren në 0:3.

Image

Manchester City

Monchengladbach si vendas barazon 2:2 me Real Madridin.

Në minutën e 33-të Marcus Thuram trondit Realin. Ai nga rreth 12-13 metra me goditje të fortë ka shënuar duke iu falënderuar edhe reagimit të dobët të mbrojtjes madrilene. Në minutën e 58-të, Thuram shton epërsinë në 2:0. Në minutën e 87-të, Karim Benzema ngushton rezultatin në 2:1. Në minutën e 90+3, Casemiro barazon rezultatin 2:2 dhe shpëton Realin me fytyrë.

Image

Monchengladbach-Real

Atalanta si vendas ka luajtur baras 2:2 me Ajaxin. Berat Gjimshiti ka luajtur standard për Atalantën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 66-të. Në minutën e 30-të Dushan Tadiç nga penalltia kalon në epërsi (0:1) Ajaxin. Në minutën e 38-të, Lassina Traore thellon epërsinë në 0:2. Në minutën e 54-të, Duvan Zapata shënon për Atalantën dhe ngushton rezultatin në 1:2. 

Image

Ajaxi

Në minutën e 60-të, Duvan Zapata në formë dhe brenda 6 minutave ka shënuar dy herë. Atalanta barazon rezultatin 2:2.  Porto si vendas triumfoi me rezultat 2:0 kundër Olympiakosit. Golat i shënuan Fabio Vieira (11’) dhe Sergio Oliveira (85’).

Grupi A
Atletico M.-Salzburg 3:2 (1:1)
Lokomotiva M.-Bayerni  1:2 (0:1)

Tabela 
1. Bayerni    2    2    0    0    6:1    6
2. Atletico Madrid    2    1    0    1    3:6    3
2. Salzburgu    2    0    1    1    4:5    1
3. Lokomotiva (M)    2    0    1    1    3:4    1

Grupi B
Monchengladbach-Reali    2:2 (1:0)
Shakhtar-Interi    0:0 (0:0)

Tabela 
1. Shakhtar Donetsk    2    1    1    0    3:2    4
2. Monchengladbach    2        2    0    4:4    2
3. Interi    2    0    2    0    2:2    2
4. Real Madrid    2    0    1    1    4:5    1

Grupi C
Porto-Olympiacos    2:0 (1:0)
Marseille-Manchester City    0:3 (0:1)

Tabela
1. Manchester City    2    2    0    0    6:1    6
2. Porto    2    1    0    1    3:3    3    
3. Olympiacos    2    1    0    1    1:2    3
4. Marseille    2    0    0    2    0:4    0

Grupi D
Liverpooli-Midtjylland   2:0 (0:0)
Atalanta-Ajax   2:2 (0:2)

Tabela

1. Liverpool    2    2    0    0    3:0    6
2. Atalanta    2    1    1    0    6:2    4
3. Ajax    2    0    1    1    2:3    1
4. Midtjylland    2    0    0    2    0:6    0

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat