Fërkoi syrin me gisht të përlyer, ndërpreu konferencën

Futboll

Fërkoi syrin me gisht të përlyer, ndërpreu konferencën

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:08
Fërkoi syrin me gisht të përlyer, ndërpreu konferencën

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur koordinatorit të skuadrës Dallas Coëboys, Mike Nolan i cili posa filloi konferencën për shtyp u desh ta ndërprejë atë për shkak të problemeve me sy.

Ai sapo filloi të fliste, fërkoi syrin me gisht dhe aty filluan problemet të cilat vetëm sa vinin dhe shtoheshin.

“Më falni, kam diçka në sy. Unë kisha salce në gisht, tani është në syrin tim dhe kjo nuk është mirë ”, tha Nolan.

Mediat në SHBA raportojnë se Nolan u largua nga konferenca dhe u kthye pas disa minutash, por ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjes se çfarë hëngri, dhe si mbeti salca në gishtat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat