Ndeshja e xhiros së 5-të të Ligës së Kombeve midis Azerbajxhanit dhe Malit të Zi do të luhet në Kroaci, jo në Maksimir por në stadiumin e Interit në Zapreshiç.
“Federata e Futbollit të Kroacisë ka konfirmuar marrëveshjen me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit për ndeshje, dhe UEFA ka dhënë miratimin për ndeshjen që të luhet në stadiumin në periferi të Zagrebit.
Ndeshja midis Azerbajxhanit dhe Malit të Zi luhet në terren neutral, kjo për shkak se Azerbajxhani dhe Armenia janë në konflikt në rajonin e Nago-Qarabagut.
Ndeshja Azerbajxhan - Mali i Zi do të luhet më 14 nëntor, me fillim nga ora 18:00”, shkruan media malazeze “VIjesti”.