LRFP mbajti takim me përfaqësuesit e klubeve, morën pjesë edhe drejtuesit e FFK-së

Futboll

LRFP mbajti takim me përfaqësuesit e klubeve, morën pjesë edhe drejtuesit e FFK-së

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:39
LRFP mbajti takim me përfaqësuesit e klubeve, morën pjesë edhe drejtuesit e FFK-së

Në organizim të kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, Ismajl Ajeti, sot, është mbajtur takim me përfaqësuesit e klubeve të këtij regjioni në kuadër të reformave dhe strategjisë së re të futbollit që është duke bërë Federata e Futbollit e Kosovës. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri.

Në këtë takim përfaqësuesit e klubeve i shprehën falënderim FFK-së për ndihmën dhe gatishmërinë për t’i përkrahur ato në vazhdimësi. Gjatë këtij takimi kryesisht u bisedua për reformat që po i bën federata, projektet në infrastrukturë si dhe për projektin rreth ndriçimit të stadiumeve.

Përfaqësuesi i Prishtinës, Bajram Sherifi theksoi rëndësinë e mbajtjes së takimeve të tilla për t’u koordinuar rreth punëve dhe projekteve të përbashkëta të regjionit dhe federatës, derisa u shpreh mirënjohës për përkrahjen që federata i ka dhënë klubit bardhekaltër veçmas rreth ndeshjes për kualifikimet e Ligës së Evropës.

Edhe përfaqësuesit e klubeve tjera folën në superaltiv për punën e FFK-së, derisa vlerësuan se prioritet i këtij regjioni është përmirësimi i infrastrukturës, duke pasur parasysh numrin e madh të funksionimit të shkollave të futbollit. Njëherësh ata njëzëri e vlerësuan punën që po bëhet nga FFK në krye me Ademi, duke i dhënë përkrahje në reformat dhe krijimin e strategjisë së re të futbollit.

Takime të tilla me pjesëmarrjen e krerëve të FFK-së parashihen edhe në regjionet e tjera dhe qëllimi i tyre është që të bëhet koordinimi sa më i mirë i projekteve, por edhe të shihen problematikat dhe nevojat që kanë klubet në secilin regjion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat