Presidenti i Torinos përfundon në spital pas infektimit me COVID-19

Futboll

Presidenti i Torinos përfundon në spital pas infektimit me COVID-19

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:40
Urban Cairo

Presidenti i Torinos, Urban Cairo, ka përfunduar në spital me ethe, pas diagnostifikimit me COVID-19, pa “pasur nevojë për oksigjen”.

63 vjeçari është pranuar në spitalin San Paolo të Milanit të premten në mëngjes, duke vuajtur nga simptomat e COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Torinos në faqen zyrtare të klubit.

Cairo ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe po i nënshtrohet testeve të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat