Doka për Kosovën: Nuk e prisja

Futboll

Doka për Kosovën: Nuk e prisja

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:15
Doka për Kosovën: Nuk e prisja

Albi Doka, bëri debutimin me fanellën e Kombëtares A, edhe pse në një sfidë miqësore.

Mbrojtësi që aktivizohet në Kroaci te skuadra e Goricës, foli pas ndeshje ku u shpreh:

“Jam shumë i lumtur, e kam pasur ëndërr që i vogël, më në fund erdhi dita dhe e kam realizuar ëndrrën. Mezi po prisja të futesha në lojë.

Nuk e prisja, por për mua ishte një debutim super i mirë. Unë përshtatem me skemën, edhe në Kroaci luajmë me 3-5-2 dhe për mua është akoma më mirë. Ashtu siç kemi gjakun bardhe e blu, të tre lojtarët e Tiranës sot, kishim gjakun kuq e zi”, u shpreh Doka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat