Ronaldo po konsideron rikthimin te Man United

Futboll

Ronaldo po konsideron rikthimin te Man United

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 09:01
Ronaldo

35-vjeçari aktualisht është në sezonin e tij të tretë me Juventusin, që pas transferimit nga Real Madrid në verën e vitit 2018.

Raportet e fundit thonë se Juventus po kërkon të largojë Ronaldon në fund të sezonit, ndërsa PSG kanë qenë të lidhur me portugezin.

Sipas gazetarit të ESPN Argjentinë dhe Fox Sports Argjentina, Christian Martin, United tashmë ka filluar negociatat për të ri-nënshkruar me Ronaldon në fund të sezonit.

Martin pretendon se Ronaldo do të analizojë propozimin e United, ndërsa Juventus janë të hapur për të lejuar largimin e tij, nëse ai kërkon një gjë të tillë.

Cristiano Ronaldo ka qenë pjesë e Manchester United për gjashtë sezone, dhe në 196 paraqitje ka shënuar 84 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat