Kaos i madh

Futboll

Kaos i madh

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:46
Kaos i madh

Çështja e tamponëve të Lazios, ka marrë një kthesë tjetër së fundmi. Sipas asaj që raporton “ANSA”, prokuroria e Avelinos, kishte urdhëruar të kryheshin analizat për tamponët e Lacios të 7 nëntorit.

Nga analiza e tamponëve, u zbulua se portieri shqiptar, Thomas Strakosha dhe mesfushori Lukas Levia kishin rezultuar negativ, ndërsa pozitiv shfaqet Çiro Imobile. Kontrolli i detajuar ka qenë për tamponët e Lacios, të bëra një ditë para ndeshjes me Juven, ku zbulohet se Strakosha dhe Leiva ishin negativë, ndërsa Imobile pozitiv ndaj Koronavirusit.

Historia e tamponëve të Lacios është kthyer në një nga çështjet kryesore të mediave italiane, pasi klubi lacial dhe laboratori “Futura Diagnostica” akuzohen se kanë manipuluar rezultatet e analizave për COVID-19 të lojtarëve të Lacios. Madje në analizat e fundit të ditës së premte nga ky laborator, Strakosha, Leiva dhe Imobile kishin rezultuar negative me COVID-19.

Futbollistët janë vendosur nën kritika pasi nuk kanë respektuar protokollin shëndetësor në kohën pas infektimit me koronavirus.

Strakosha prej disa ndeshjesh nuk aktivizohej me Lacion. Fillimisht, u mendua se ai ishte dëmtuar, por më pas mediat raportuan gjerësisht se ai së bashku me disa lojtarë të tjerë ishin infektuar me COVID-19. Kujtojmë që Strakosha nuk është grumbulluar këtë muaj me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat