Shtohet konkurrenca për Interin

Futboll

Shtohet konkurrenca për Interin

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:54
Shtohet konkurrenca për Interin

Antonio Conte vazhdon të ëndërrojë N’Golo Kanten për Interin e tij, por në Europë nuk është i vetmi që ka hedhur sytë nga mesfushori i Chelsea.

Sipas mediave angleze, konkurrenca për 29-vjeçarin është shumë e madhe me ekipe si Real Madrid, Manchester City dhe Mancheter United që gjatë merkatos së Janarit do të zhvillojnë një “luftë” të ashpër për të arritur te kartoni i kampionit të Botës.

Po sipas raportimeve të mediave, “djajtë e kuq” duket se kanë përparuar në bisedime me “blutë e Londrës” dhe ndodhen në “pole position”, për ta marrë francezin që gjatë janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat