Rueda sulmon Interin

Futboll

Rueda sulmon Interin

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 19:38
Rueda sulmon Interin

“Duhet të ketë respekt nga të dyja palët.

Nuk jemi në epokën e kolonive, duhet të jemi të qartë për këtë. Alexis Sanchez ka disa shqetësime, dje e ka mbyllur më herët stërvitjen për të mos rrezikuar dhe sot është vizituar, çdo problem i komplikuar është përjashtuar”.

Këto kanë qenë fjalët e ashpra të trajnerit të Kilit, Reinaldo Rueda, në lidhje me gjendjen fizike të Alexis Sanchez, që Inter ka frikë se mos e humbet përsëri për shkak dëmtimi, siç ka ndodhur në ndeshjet e fundit të kombëtareve:

“Sot do të stërvitemi dhe do të shohim si do të reagojë për të marrë një vendim. Ky staf mjekësor kujdeset për të, dhe do ta bëjë gjithmonë. Nuk do ta rrezikomë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat