Shqipëria ‘shkel’ kazakët, në një sfidë ku u shënua gol nga 50 metra!

Futboll

Shqipëria ‘shkel’ kazakët, në një sfidë ku u shënua gol nga 50 metra!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 17:13
Shqipëria

(E plotësuar) -  Shqipëria ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 kundër Kazakistanit, në kuadër të xhiros së pestë të grupit 4 të Ligës së Kombeve në Divizionin C.
Futbollistët kuqezinj treguan lojë më të mirë, më shumë raste dhe si rrjedhojë e kësaj edhe fitorja është plotësisht e merituar.

Si me lojë po ashtu edhe me rezultat “shkelën” rivalin.

Në minutën e 6-të, portieri Etrit Berisha shpëton portën e kuqezinjve. Vorogovski, provon me një predhë me të majtën nga distanca, Berisha reagon mjaft mirë duke e devijuar në këndore. 

Pas tre minutave (9’), Manaj godet bukur me kokë por portieri Pokatilov me mund të madh e grushton topin në korne. 

Në minutën e 16-të, Sokol Cikalleshi nga afërsia me kokë kalon në epërsi (1:0) kuqezinjtë. 

Ardian Ismajli ka treguar lojë shumë të mirë, i cili në minutën e 23-të nga rreth 10-11 metra, me goditje përtokë thellon epërsinë në 2:0. Ky ishte goli i parë në fanellën e kuqezinjve. 

Nuk shkoi asnjë minutë (24’) dhe ndodhi çudia! Aimbetov nga gjysma e fushës përkatësisht 50 metra shënon gol, duke e zënë në “gjumë” portierin Etrit Berisha, 2:1. 

Në minutën e 36-të,  Manaj nga afërsia godet fortë por portieri kazak Pokatilov me mund të madh e pret gjuajtjen dhe shpëton portën e tij. 

Në minutën e 61-të, Amir Abrashi luftarak i madh, pengohet në mënyrë të palejueshme nga Maroçkin. Gjyqtari akordon penallti.  Rey Manaj i pagabueshëm nga penalltia, 3:1 në minutën e 62-të.

Shqipëria arkëton tre pikë shumë të mëdha, duke besuar e shpresuar se do të përfundojnë në pozitën e parë në xhiron e fundit. 

Bjellorusia kryeson me 10 pikë, pasojnë Shqipëria 8,  Lituania 5 dhe Kazakistani 4.   

Me 18 nëntor, Shqipëria e pret Bjellorusinë, sfidë që është sikur finale, kuqezinjtë vetëm fitorja i ngritë në Divizionin B, ndërsa bjellorusët vetëm një pikë.  

Shqipëria - Kazakistani 3:1
Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Gjyqtar: J. Fernandez (Spanja).
Shënues: Cikalleshi (16'), Ismajli (23'), Manaj (62’-nga penalltia), Maroçkin - Aimbetov (24').
Kartona të verdhë: Abrashi - Alip, Kerimzhanov, Sujumbajev.
Shqipëria: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrashi, Memushaj, Kallaku (Gjasula 53’), Uzuni (Doka 68’), Manaj (Balaj 86’), Cikalleshi (Seferi 86’) .  
Kazakistani: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov (Fedin 46’), Kuat, Bejsebekov, Abiken (Tagybergen 46’), Sujumbajev (Bystrov 71’), Shetkin, Aimbetov (Khizhnichenko 71’).

Grupi 3, divizioni C
Shqipëria –Kazakistani    3:1
Bjellorusia-Lituania    2:0
Tabela
1. Bjellorusia     5    3    1    1    8:5    10
2. Shqipëria 5    2    2    1    5:2    8
3. Lituania    5    1    2    2    3:6    5
4. Kazakistani    5    1    1    3    4:7    4

85' Ndeshja po shkon drejt fundit.

79' Kazakët po orvaten por po hasin në mrbojtje të fortë të kuqezinjve.

76' Lojë me ritëm, Shqipëria më e mirë.

69' Shqipëria është shumë afër fitores dhe që i jep gjasa për të luftuar për vend të parë. 

Shqipëria - Kazakistani 3:1
Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Gjyqtar: J. Fernandez (Spanja).
Shënues: Cikalleshi (16'), Ismajli (23'), Manaj (62’-nga penalltia), Maroçkin - Aimbetov (24').
Kartona të verdhë: Abrashi - Alip, Kerimzhanov.
Shqipëria: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrashi, Memushaj, Kallaku (Gjasula 53’), Uzuni (Doka 68’), Manaj, Cikalleshi.  
Kazakistani: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov (Fedin 46’), Kuat, Bejsebekov, Abiken (Tagybergen 46’), Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov.

62' Rey Manaj shënon nga penalltia, 3:1, 
61' Maroçkin rrëzon Amir Abrashin dhe gyjqtari gjykon penallti.

Shqipëria - Kazakistani 3:1
Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Gjyqtar: J. Fernandez (Spanja).
Shënues: Cikalleshi (16'), Ismajli (23'), Manaj (62’-nga penalltia), Maroçkin - Aimbetov (24').
Kartona të verdhë: Abrashi - Alip, Kerimzhanov.
Shqipëria: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrashi, Memushaj, Kallaku (Gjasula 53’), Uzuni, Manaj, Cikalleshi.  
Kazakistani: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov (Fedin 46’), Kuat, Bejsebekov, Abiken (Tagybergen 46’), Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov.

56' Lojë me rivalitet, kuqezinjtë po kërkojnë golin e radhës.

53' Shqipëria - Kazakistani 2:1
Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Gjyqtar: J. Fernandez (Spanja).
Shënues: Cikalleshi (16'), Ismajli (23') - Aimbetov (24').
Kartona të verdhë: Abrashi - Alip, Kerimzhanov.
Shqipëria: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrashi, Memushaj, Kallaku, Uzuni, Manaj, Cikalleshi.  
Kazakistani: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov (Fedin 46’), Kuat, Bejsebekov, Abiken (Tagybergen 46’), Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov.
50' Lojë e mirë, Shqipëria energjike.

48' Shqipëria synon ta thellojë epërsinë, mysafirët ta barazojnë.

  Përfundon pjesa e parë.

Moment më interesant në minutën e 24-të, kur portieri Etrit Berisha u zu në "gjumë", duke pësuar gol nga rreth 50 metra, autor i golit Ajmbetov. 

Image

44' Tre gola dhe tre kartona të verdhë.

42' Shqipëria në bazë të rasteve së paku u dashtë edhe dy herë të shënojë.

39'  Shqipëria - Kazakistani 2:1

Stadiumi "Aur Albania" në Tiranë.
Gjyqtar: J. Fernandez (Spanja).
Shënues: Cikalleshi (16'), Ismajli (23') - Aimbetov (24').

Kartona të verdhë: Abrashi - Alip, Kerimzhanov.

Shqipëria: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrashi, Memushaj, Kallaku, Uzuni, Manaj, Cikalleshi.  

Kazakistani: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov, Kuat, Bejsebekov, Abiken, Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov.

36' Manaj nga afërsia godet fortë por portieri kazak Pokatilov me mund të madh e pret gjuajtjen dhe shpëton portën e tij.

33' Shqipëria po luan më mirë.

30' Shqipëria po luan mirë.

24' Miqtë realizojnë nga mesi i fushës me anët të Ajmbetov, 2:1. Ai shënoi gol nga 50 metra.

23' Ardian Ismajli nga rreth 10 metra me goditje përtoke shënon në këndin e poshtëm, 2:0 për Shqipërinë.

16' Sokol Cikalleshi shënon me kokë nga afërsia, 1:0. 

9' Manaj godet bukur me kokë por portieri Pokatilov me mund të madh e grushton topin në korrne.

 6' Portieri Etrit Berisha shpëton portën e kuqezinjve nga një goditje nga distanca. Vorogovski, provon me një predhë me të majtën nga distanca, Berisha reagon mjaft mirë duke e devijuar në këndore.

3' Lojë mesatare, Shqipëria kërkon golin. 

Shqipëria - Kazakistani 2:1

Stadiumi "Aur Albania" në Tiranë.
Gjyqtar: J. Fernandez (Spanja).
Shënues: Cikalleshi (16Ç), Ismajli (23') - Aimbetov (24').

Kartona të verdhë: Kerimzhanov.

Shqipëria: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrashi, Memushaj, Kallaku, Uzuni, Manaj, Cikalleshi.  

Kazakistani: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov, Kuat, Bejsebekov, Abiken, Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov.

Image

1' Shqipëria - Kazakistani 0:0, luftë për kreun e tabelës.

Do të startojë në orën 18:00 në “Air Albania”, sfida mes Shqipërisë dhe Kazakistanit,  e vlefshme për Ligën e Kombeve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat