Kosova pëson humbje të thellë nga turqit 

Futboll

Kosova pëson humbje të thellë nga turqit 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:37
Kosova pëson humbje të thellë nga turqit 

(E plotësuar) -  Kombëtarja e Kosovës përfundon aventurën në garat kualifikuese për Kampionatin Evropian U-21.
Djelmoshat e selektorit të Kosovës U-21, Rafet Prekazi, pësuan humbje me rezultat 3:0 në Samsun nga Turqia U-21, në takimin e xhiros së fundit të grupit 3. 

Gjithçka u komplikua nga minuta e 31-të, kur Leonat Vitija u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë. 

Kosova mbetet në fushë me një lojtar me pak plot 59 minuta, vërtet ishte shumë vështirë. 

Turqia U-21 tregon lojë më të mirë dhe triumfon me rezultat të thellë, duke iu falënderuar golave të Dervisoglu (21'), Yalcin (32'-nga penalltia), Ozdemir (64').

Kosova përfundon kualifikueset me një bilanc negativ, nga dhjetë ndeshje ka 3 fitore dhe 7 humbje me goldallim 9:20, duke e zënë pozitën e parafundit në grup (të pestin) me 9 pikë, ndërsa Turqia U-21 renditet në vend të katërt me 13 sosh. Megjithatë ka qenë një përvojë e mirë e mirë e djelmoshave tanë në këto kualifikuese.  

Turqia U-21 thellon rezultatin në 3:0, falë golit të Ozdemir. Pak shpresa për Kosovëns U-21.

Kaluan 60 minuta lojë, nuk ka ndryshim të rezultatit! Kosova me një lojtar me pak.

Kosova synon përmbysjen e rezultatit.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Turqia U21 - Kosva U21 2:0!

Po luhet minuta e 40-të, Kosova po has në telashe, pasi që ka edhe një lojtar me pak.

Turqia po avancon me rezultat 2:0 ndaj Kosovës U-21, në kuadër të xhiros së fundit të Kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21.

Dervisoglu (21') dhe Yalcin (32') shënuan për turqit, ndërsa Kosova mbetet me një lojtar me pak nga minuta e 31-të, pasi që Vitija u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Më poshtë keni linkun për ta përcjellur këtë ballafaqim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat