Klopp tregon arsyen pse mungoi Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Leicester

Futboll

Klopp tregon arsyen pse mungoi Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Leicester

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 09:27
Klopp tregon arsyen pse mungoi Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Leicester

 

Xherdan Shaqiri mungoi ndaj Leicester shkaku i një lëndim.

Por vetëm pas ndeshjes u mësua arsyeja e mungesës, pasi për të ka folur trajneri Jurgen Klopp.

Gjermani ka konfirmuar se Shaqiri është rikthyer në stërvitje me Liverpoolin nga Përfaqësuesja e Zvicrës, e më vonë është mësuar se ai kishte një problem me muskujt e tij.

“Shaqiri kishte një problem me muskujt gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar, por ai nuk e kishte kuptuar as vet se ishte lënduar”.

“Ai u rikthye në klub, stërviti me ne dhe më vonë e ndjeu. Pasi i bëmë një skanim e kuptuam se bëhej fjalë për një lëndim që i kishte ndodhur pesë ose gjashtë ditë më herët”, deklaroi Klopp.

“Askush nuk e dinte për këtë lëndim të tij, madje as vet Shaqiri dhe kështu ai nuk ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Leicesterit”, përfundoi trajneri gjerman.

Shaqiri do t’i mungojë kampionëve në fuqi të Anglisë edhe të mërkurën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat