Arrihet marrëveshja për rinovimin, Acerbi mbyll karrierën te Lazio

Futboll

Arrihet marrëveshja për rinovimin, Acerbi mbyll karrierën te Lazio

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:00
Arrihet marrëveshja për rinovimin, Acerbi mbyll karrierën te Lazio

Lideri i mbrojtjes së Lazios, Francesco Acerbi është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin bardhekaltër. Lajmi është dhënë nga mediat pranë klubit kryeqytetas, që kanë konfirmuar akordin deri në verën e 2025-ës.

Agjenti i mbrojtësit 33-vjeçar, Federico Pastorello ka disa muaj që negocion me Igli Taren për kontratën e re të Acerbit, i cili pritet të mbyllë kontratën pikërisht te bardhekaltrit, pasi në 2025-ën do të ketë 37 vite mbi shpinë.

Firma mbi kontratë dhe zyrtarizimi pritet të vijnë në ditët në vijim, ku do të zbulohen edhe detajet e marrëveshjes së re, nga e cila Acerbi pritet të përfitojë një pagë shumë më të lartë se aktualja.

Ndërkohë po sot trajneri Simone Inzaghi ka marrë një lajm mjaft të mirë nga përgjigjet e tamponëve, pasi mbrojtësi Luis Felipe ka mposhtur koronavirusin dhe po kryen vizitat mjekësore për të qenë gati për ndeshjen e nesërme ndaj Zenitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat