Messi nuk përfshihet në skuadër kundër Dinamo Kiev

Futboll

Messi nuk përfshihet në skuadër kundër Dinamo Kiev

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 13:01
Lionel Messi

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, nuk do të jetë i përfshirë në skuadër për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Dynamo Kiev.

Sipas “bleacherreport.com”, argjentinasi do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

Trajnerit të Barcelonës i shtohet edhe një problem, pas konfirmimit nga uebfaqja e klubit blaugran se mbrojtësit, Gerard Pique dhe Sergio Roberto janë lënduar në lojën me Atletico Madridin, ende nuk dihet koha e mungesës së mbrojtësve. 

Vlen të theksohet se nuk dihet arsyeja e mos inkuadrimit të yllit argjentinas në këtë lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat