Ujkani infektohet me Covid-19

Futboll

Ujkani infektohet me Covid-19

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:58
Samir Ujkani

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani ka dalë pozitiv me Covid-19.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që portieri i Torinos mungoi të dielën kundër Interit pasi që është futur në izolim, megjithatë gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë.

32 vjeçari është bërë lojtari i 3-të që infektohet me koronavirus vetëm në javën e fundit. Në ditën e ndeshjes kundër Shqipërisë, trajneri Bernard Challandes rezultoi pozitiv në test pastaj mungoi në 3 ndeshje.

Pas tij u infektuan Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda. Nëse gjërat shkojnë mirë për Ujkanin, ai mund të rikthehet për duelin kundër Juventusit më 5 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat