Modriç ndryshe nga Zidane

Futboll

Modriç ndryshe nga Zidane

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:34
Modriç ndryshe nga Zidane

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç, ka folur para ndeshjes me Interin nga një konferencë për shtyp. Kroati ka theksuar se ndeshja ndaj italianëve është si finale për ekipin e tyre.

“Ne duhet të luajmë një ndeshje si finale dhe të luajmë si skuadër. Shpresoj që do të bëjmë mirë. Mungesat? Karim është lojtar i rëndësishëm për ne, ndërsa Mariano Diazo ka një rol ndryshe, por ne besojmë te vlerat e tij.

“E dimë se nëse nuk je në ditë të mirë është e vështirë të marrim fitoren, sidomos në Europë. Kemi marrë shumë kritika, por ne kemi bërë dhe gjëra të mira këtë sezon.

Zidane? Kemi fituar shumë me të dhe shpresoj ta bëjmë për gjatë.

“Kur trajneri më hedh në fushë jap maksimumin tim. Shpresoj që të mbyll karrierën time te skuadra e Real Madridi”, – tha sërish kroati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat