Duro pranë ta marrë drejtimin e klubit shqiptar

Futboll

Duro pranë ta marrë drejtimin e klubit shqiptar

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 14:40
Duro pranë ta marrë drejtimin e klubit shqiptar

Shkarkohet Armando Cungu. Humbja kundër Kukësit nuk është përtypur nga presidenca dhe për pasojë ka marrë vendimin për largimin e trajnerit. Laçi ka vetëm 3 pikë në 4 javë, ecuri kjo që e mban larg pretendimeve.

Kujtojmë që edhe disa javë më parë pati një përplasje mes drejtuesve dhe trajnerit, konkretisht pas barazimit në sekondat e fundit ndaj Kastriotit. Asokohe pati prapakthehu, megjithatë disfata e fundit i ka vënë vulën “divorcit”.

Pas largimit të Armando Cungut, klubi është vënë në kërkim të pasardhësit të tij. Bëhet fjalë për Shpëtim Duron, me të cilin ka ditë që negociohet.

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se kurbinasit janë shumë afër marrëveshjes me ish-teknikun e Kukësit dhe Dritës. Nëse tiranasi pranon ofertën, te Laçi do të gjejë edhe dy ish-lojtarë. Emiljano Mustën dhe Erhun Obanorin i njeh mjaft mirë, pasi ka punuar me ta te verilindorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat