Strakosha me Lazion pësojnë fiasko

Futboll

Strakosha me Lazion pësojnë fiasko

Nga: K.G. Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 14:29
Udinese

Lazio në vatër të vet pëson humbje të rëndë, me rezultat 3:1 nga Udinese, në takimin e javës së 9-të në Serie A. 

Futbollisti nga Kosova, Vedat Muriqi, mungon në këtë sfidë, ndërsa portieri Thomas Strakosha u paraqit i plotë për Lazion.

Arsllan (18'), Pussetto 45+3') dhe Forestieri (71') shënuan për Udinesen dhe Immobile (74') për Lazion. 

Udinese renditet në vend të 12-të me 10 pikë, ka 4 me pak se Lazio që zë pozitën e nëntë.

Lazio humbi tre pikë të mëdha, ndërsa për Udinesen janë pikë që nuk maten as me ari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat